Lajçak pas takimit me Vuçiq: Folëm për zbatim të marrëveshjes së Ohrit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143844-lajçak_pas_takimit_me_vuçiq_folëm_për_zbatim_të_marrëveshjes_së_ohrit
Pas vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndruar në Beograd për takim me krerët e shtetit serb.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2023 16:17 Europe/Tirane
  • Lajçak pas takimit me Vuçiq: Folëm për zbatim të marrëveshjes së Ohrit

Pas vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndruar në Beograd për takim me krerët e shtetit serb.

Pas takimit që pati me presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, në një postim në Tëitter, Lajçak deklaroi se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.

 “Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin Petar Petkoviq për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e marrëveshjes”, shkroi Lajçak.

“Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”, deklaroi ai.

Të hënën në Bruksel, do të takohen besnik Bislimi, kryenegociator nga kosova dhe Petar Petkoviq, kryenegociator nga Serbia.

E Vuçiq, pas takimin me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiq.

Vuçiq, gjithashtu, në një postim në Instagram tha se fokusi i takimit ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “që është parakusht që Serbia t’i vazhdojë bisedimet e mëtejshme me Prishtinën”.

RTKlive