Power: Kosova dhe Serbia të përpiqen për normalizim të marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143894-power_kosova_dhe_serbia_të_përpiqen_për_normalizim_të_marrëdhënieve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, për mbështetje ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë për media pas takimit me Power, tha se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të SHBA-ve për Kosovën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 13, 2023 11:41 Europe/Tirane
  • Power: Kosova dhe Serbia të përpiqen për normalizim të marrëdhënieve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, për mbështetje ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë për media pas takimit me Power, tha se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të SHBA-ve për Kosovën.

Kontributi i USAID-it, sipas Presidentes, është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve për ta ndihmuar Kosovën drejtë suksese.

“Për më shumë se dy dekada na kanë qëndruar pranë duke mbështetur gratë, rininë, bizneset si dhe kanë ndihmuar përpjekjet tona për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit”,  tha  Osmani.

Ajo e ka vlerësuar edhe shpalljen e ankandit të parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

“Ndërsa nga dje na ndihmuan të bëjmë një hap të sigurt në rrugën tonë të tranzicionit energjik”, tha Osmani.

Ajo ndër tjera tha se është kënaqësi të veçantë që të pret Power pas 24 vjetësh në Kosovë.

“Për Kosovën dhe qytetarët e saj ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar siç është gjithnjë në kënaqësi e jashtëzakonshme të presim miqtë tanë nga ShBA-ja veçanërisht kur presim miq që kanë lidhje kaq të forta me popullin tonë dhe kuptojnë historinë tonë e rrugëtimin tonë pakompromis drejt një shtetit të pavarur e demokracie të fortë”, u shpreh Osmani.

“Sot administratorja Power viziton Republikën e Kosovës si udhëheqëse e USAID, 24 vjet pas luftës që ishte si reportere e luftës duke raportuar të vërtetën e popullit tonë”, tha Osmani.

Power:  Kosova dhe Serbia të përpiqen për normalizim të marrëdhënieve

Ndërkohë, shefja e USAID-it ka ripërsëritur që Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve.

“Biseduam edhe për përparimin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Kompleksitetin e këtij procesi të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht që kosovarët besojnë që kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre”, tha ajo.

Sipas saj, në takimet me kryeministrin dhe presidenten e ka theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për normalizim, dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që të shpejtojnë rrugën drejt këtij normalizimi sepse çdo përparim në këtë drejtim do të ketë benefite për qytetarët e të dyja vendeve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit, Osmani dhe Poëer do kenë një konferencë për media.

Është dita e tretë që shefja e USAID Power po qëndron për vizite në Kosove, derisa të premten ajo se bashku me kryeministrin e Republikës Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, kanë hapur ankadin për parkun e energjisë solare që kap vlerën e 75 milion eurove.