Mbahet protesta e BF përpara KQZ, kërkohet hetim ndërkombëtar për Kamzën
(last modified Fri, 19 May 2023 09:59:55 GMT )
May 19, 2023 11:59 Europe/Tirane
  • Mbahet protesta e BF përpara KQZ, kërkohet hetim ndërkombëtar për Kamzën

Është mbajtur në ambientet e jashtme të Komsionit Qëndror të Zgjedhje protesta e thirur nga Forumi Rinor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamzë, në lidhje me pretendimet e tyre për manipulimet në zgjedhje.

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Arjan Hoxha e quajti një masakër elektorale votimin elektronik në Kamzë, ku rezultati ishte paracaktuar në sistemet kompjuterike. Ai deklaroi se do të bëjë ankimim në KAS dhe Kolegj Zgjedhor, si dhe do të kërkojë ngritjen e një grupi pune me ekspert të huaj që të vlerësojë sistemin pilot të votimit elektronik.  “Zgjedhjet e 14 majit ka qenë një masakër zgjedhore e parafabrikuar me anë të makinerive, ku nuk është lexuar vota e qytetarëve, por janë lexuar të dhënat kompjuterike të parapërgatitura në aparatet që kanë bërë identifikimin.  Sot është një deklaratë publike e iniciuar nga forumio Rinor i Partisë Demokratike dhe desha t’i falenderoj për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë fushatës elektorale.  Sot në Kamzë është një gjendje dramatike, një gjendje zhgënjyese dhe e padurueshme në aspektin social, pasi askush nuk e beson atë që ka ndodhur.  Nuk ka asnjë logjikë statistikore apo elektorale, një rezultat i paprecedentë, që nuk justifikohet dhe nga pritshmëritë as tonat, por as të kundërshtarit. Do të bjëm ankesat tonë ën KAS dhe Kolegjin Zgjedhor, ku do të kërkojmë të ngrihet një grup me ekspert të huaj për këtë sistem pilor, por pa pilot”, tha Hoxha.

Tags