Kurti në takim me QUINT-in, pas takimit me Presidenten Osmani
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144646-kurti_në_takim_me_quint_in_pas_takimit_me_presidenten_osmani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 29, 2023 16:10 Europe/Tirane
  • Kurti në takim me QUINT-in, pas takimit me Presidenten Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.

Në orët e pasdites, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kanë pasur një takim të përbashkët.

Kryeministri Kurti ka shkuar në Presidencë dhe nga aty më pas ka dalë me nxitim dhe nuk ka pranuar të përgjigjet para mediave.

Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, raporton se në dalje e sipër, Kurti është pyetur për këtë takim, por ka thënë shkurt se “ka një takim të rëndësishëm”.

Më vonë është kuptuar se në kryeministri, Kurti është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Situata në veri të vendit është tema kryesore e këtij takimi të paparalajmëruar.

Gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është takuar me dy kryetarët e rinj të komunave veriore, që vijnë nga radhët e PDK-së. Ndërkaq dy të tjerët, që janë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë shkuar në takim.

Më vonë, Hovenier u takua me Presidenten Vjosa Osmani, e pas këtij takimi tha se “situata është tejet shqetësuese”.

Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” bëri të ditur se sot ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.

RTKlive