Borrell: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144738-borrell_situata_aktuale_është_e_rrezikshme_dhe_e_paqëndrueshme
Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell tha se ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë, për të diskutuar tensionet në veri të  Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2023 11:39 Europe/Tirane
  • Borrell: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme

Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell tha se ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë, për të diskutuar tensionet në veri të  Kosovës.

Ai në një postim në Twitter, ka shkruar se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t'iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ky takim ka ndodhur para pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në një diskutim për të ardhmen e Kosovës në kuadër të Konferencës për Siguri Globale në Bratisllavë.