MEK do të largohet nga Shqipëria
(last modified Wed, 21 Jun 2023 08:50:15 GMT )
Qershor 21, 2023 10:50 Europe/Tirane
  • MEK do të largohet nga Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar tensionet ditën e djeshme mes policisë shqiptare dhe muxhahedinëve, ku për pasojë disa persona mbetën të lënduar.

Në një konferencë për mediat, e pyetur se nëse muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria, ajo tha se vendimi është i qeverisë sonë dhe se SHBA e mbështet në hapat që do të ndërmerren . Mes tjerash ajo theksoi se muxhahedinët duhet të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit tonë. “Mendoj se është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është shumë e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen prej tyre”- tha Kim.