Policia shqiptare edhe një herë në kampin e MEK
(last modified Fri, 30 Jun 2023 06:58:44 GMT )
Qershor 30, 2023 08:58 Europe/Tirane
  • Policia shqiptare edhe një herë në kampin e MEK

Paraditen e së enjtes, policia shqiptare ka shkuar sërish në kampin Ashraf 3 për kontroll të mëtejshëm dhe ka marrë më shumë informacion.

Albany Daily Neës raportoi se policia e këtij vendi edhe një herë ka shkuar të enjten (29 qershor) në selinë e grupit terrorist të hipokritëve të MEK në zonën Manz të qytetit Durrës. Mediat lokale raportuan se forcat e policisë shqiptare janë të vendosura në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjitha automjetet që dalin dhe hyjnë në kamp. Pas ekzaminimit dhe përpunimit të përbashkët të informacionit të disponueshëm në serverët e marrë nga kampi i grupit MEK, policia shqiptare zbuloi se nga ky grup fshiheshin disa informacione të tjera të rëndësishme, për këtë arsye, mëngjesin e së enjtes, ata për kontroll dhe hetim të mëtejshëm shkuan sërish në kampin Ashraf 3. Për herë të parë, më 20 qershor, policia shqiptare shkoi në bazën 3000 personash Ashraf 3 të grupit terrorist të hipokritëve të MEK për të kryer kontrolle.  Sipas mediave shqiptare, pavarësisht se operacioni katërorësh i policisë së këtij vendi në selinë e hipokritëve ka qenë i ligjshëm, nga ky grup është bërë rezistencë. Urdhri për bastisje është lëshuar nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky inspektim është kryer për të hetuar mundësinë e sulmeve kibernetike nga grupi i hipokritëve të MEK. Pasi hipokritët e MEK penguan policinë shqiptare që të hynte  dhe të inspektonte kampin e tyre, njësia e antiterrorizmit shkoi aty dhe duke kryer kontrolle në vendin e njësisë kibernetike të këtij grupi, morën të gjitha pajisjet në të, përfshirë kompjuterët dhe serverët. Vitet e fundit, me ndihmën e një prej qeverive mbështetëse të tij, grupi terrorist MEK ka përdorur serverët më të avancuar në njësinë kibernetike. Thuhet se në këta serverë ka shumë informacione, duke përfshirë informacione që lidhen me filialet dhe të infiltruarit e hipokritëve të MEK brenda Iranit. Ministria e Brendshme e Shqipërisë gjithashtu ka thënë se operacioni policor i këtij vendi është kryer për shkak se grupi i hipokritëve ka vepruar kundër marrëveshjes dhe angazhimeve të dhëna në vitin 2014. Në vitin 2014 hipokritët e MEK pranuan të vendosen në këtë vend vetëm për qëllime humanitare dhe të mos merren me asnjë aktivitet tjetër. Lidhur me këtë, edhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë tha: Për fat të keq ky grup nuk ka përmbushur detyrimet dhe ka thyer marrëveshjen. Në përputhje me ligjin ka qenë edhe ndërhyrja e policisë shqiptare.