NATO filloi stërvitjet e saj detare në Evropën Lindore
(last modified Sun, 16 Jul 2023 08:08:17 GMT )
Korrik 16, 2023 10:08 Europe/Tirane
  • NATO filloi stërvitjet e saj detare në Evropën Lindore

NATO të shtunën filloi stërvitjen e saj shumëkombëshe detare Poseidon 2023 në portin e Konstancës, Rumani.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, thuhet se kjo stërvitje do të zhvillohet me qëllim të përballjes me mina dhe kurthe të tjera. Stërvitja organizohet me praninë e më shumë se 750 ushtarëve nga 9 vende anëtare të NATO-s. Forcat ushtarake të Belgjikës, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Italisë, Rumanisë, Turqisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara marrin pjesë në këtë stërvitje, e cila organizohet dhe koordinohet nga Marina rumune. Kjo stërvitje, e cila mbahet çdo vit me rotacion në Rumani apo Bullgari, këtë vit do të zhvillohet në portin detar të Konstancës në Rumani dhe në zonat stërvitore në perëndim të Detit të Zi. Në këtë stërvitje ushtarake, marina rumune do të testojë anijen "Regina Maria" për përfshirje në forcën e reagimit të NATO-s si pjesë e paketës së një force të vetme të ofruar nga Rumania për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Stërvitja Poseidon 2023 përfshin gjithashtu një seksion për të praktikuar bashkëpunimin ndërinstitucional në rast të fatkeqësive natyrore me viktima të shumta. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit Verior (NATO) njoftoi se NATO do të rrisë praninë e saj në Evropën Lindore.

Tags