Von der Leyen: “Ballkanin e duam në BE”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i148548-von_der_leyen_ballkanin_e_duam_në_be
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian (BE).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2023 21:06 Europe/Tirane
  • Von der Leyen: “Ballkanin e duam në BE”

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian (BE).

Unioni, tha Von der Leyen, “nuk mund t’i lërë vetëm bashkëkombësit tanë”. “E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. E ardhmja e Moldavisë është në BE. Dhe, e di se sa e rëndësishme është perspektiva europiane edhe për shumë njerëz në Gjeorgji”, tha Ursula von der Leyen. Fjalimi mbi “Gjendjen në Union” është momenti më i rëndësishëm vjetor për BE-në. Von der Leyen theksoi se “Europa reagon ndaj thirrjeve historike. “Historia na fton që të përmbyllim ndërtimin e unionit tonë. Në një botë ku disa përpiqen t’i nënshtrojnë vendet një nga një, ne nuk mund t’i lëmë vetëm bashkëkombësit tanë europianë”, tha Von der Leyen. Von der Leyen theksoi bashkëpunimin e ngushte me shtetet e Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm, duke treguar se kjo nismë ka pasur rezultate konkrete pasi ka sjellë një reduktim të valëve të emigrimit.