Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin
Tetor 07, 2023 10:17 Europe/Tirane
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, hodhi poshtë të premten pretendimet se ai ishte i njëanshëm në favor të Serbisë në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Kur nuk të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin, ” tha Lajçak në një panel në Forumin To Be Secure në Mal të Zi kur u pyet në lidhje me akuzat për anshmëri nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Dialogu është këtu që nga viti 2011. Ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi dhe Kosovë, përfaqësues të ndryshëm të BE-së, por dialogu është rruga e vetme, ” tha ai. “Fakti është shumë i thjeshtë: nuk ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Lajçak.
Tags