Mijëra njerëz në Ballkan protestuan kundër krimeve të regjimit sionist
Mijëra njerëz nga vendet e Ballkanit Perëndimor demonstruan të dielën në mbështetje të Palestinës dhe për të dënuar krimet e regjimit sionist.
Sipas Anatoli, protestuesit serbë u mblodhën përpara ndërtesës më të rëndësishme të qeverisë në kryeqytetin e vendit, Beograd dhe brohoritën: Lironi palestinezët. Ata mbanin pankarta ku shkruanin: Armëpushimi Tani, Fundi i Gjenocidit në Palestinë, Liri për Palestinën. Mijëra njerëz të tjerë marshuan edhe në qendër të Sarajevës, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, të cilët duke lëvizur drejt Ambasadës Amerikane në Sarajevë, dënuan mbështetjen e këtij vendi për regjimin sionist në masakrimin e njerëzve të pafajshëm. Ata mbanin pankarta ku shkruanin: Srebrenica dje, Gaza sot.