Sulmi kibernetik ndaloi përkohësisht veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë
(last modified Wed, 27 Dec 2023 07:44:39 GMT )
Dhjetor 27, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Sulmi kibernetik ndaloi përkohësisht veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Mediat raportuan për sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë së tij.

Kanali televiziv “ABC News”, njoftoi se një sulm kibernetik ndaloi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit të kësaj media, hakerët tentuan të hyjnë në bazat e të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë dhe t'i shkatërrojnë ato; Hakerët ndaluan përkohësisht punën dhe veprimtarinë e parlamentit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se nga ky sulm kibernetik nuk është dëmtuar asnjë e dhënë; Por ekspertët po kryejnë hetimet e nevojshme lidhur me pasojat e mundshme të këtij sulmi. Mediat lokale raportuan se një ofrues i shërbimit të telefonisë celulare dhe një linjë ajrore ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve kibernetike të së hënës. Washington Post shkruan se mediat shqiptare ia atribuojnë sulmin një grupi të quajtur “Homeland Justice”. Shqipëria u ekspozua ndaj një sulmi të rëndë kibernetik në korrik 2022.