Mars 05, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Centcom njoftoi sulmin e Jemenit me raketa balistike kundër anijeve

Të martën, Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) publikoi një artikull në faqen e saj në rrjetin social X dhe shkruante se forcat e Ansarullah të Jemenit lëshuan dy raketa balistike kundër anijeve në Gjirin e Adenit.

Rrjeti Al-Jazeera gjithashtu raportoi se Ansarullah lëshoi dy raketa balistike kundër disa anijeve në Gjirin e Adenit. Publikimi i këtij lajmi vjen ndërsa gjeneral brigade Yahya Saree, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, bëri të ditur se marina e vendit ka shënjestruar me disa raketa anijen izraelite “MSC SKy” në Detin Arabik dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq. Ansarullah i Jemenit ka njoftuar se në mbështetje të popullit të Gazës, do të vazhdojë sulmet ndaj anijeve izraelite ose anijeve të destinuara për në Izrael derisa lufta në Gaza të ndalet dhe bllokada e palestinezëve të hiqet dhe të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Ndërkohë, mediat e regjimit sionist theksuan se fuqitë ushtarake botërore kanë dështuar kundrejt forcave të armatosura jemenase. Jerusalem Post shkroi se koalicioni detar i udhëhequr nga SHBA nuk ka marrë ndonjë masë specifike për të penguar forcat e armatosura të Jemenit. Kjo media hebraike pranoi se fuqitë kryesore ushtarake në botë nuk kanë arritur të pengojnë forcat jemenase dhe ky dështim kërkon një shpjegim bindës.

Tags