Borrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i156038-borrell_do_të_bëjmë_presion_ndaj_kosovës_dhe_serbisë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër një vit më parë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 18, 2024 19:46 Europe/Tirane
  • Borrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër një vit më parë.

Borrell është shprehur se do të vazhdojnë me presionin ndaj të dyja palëve që kjo marrëveshje të zbatohet.

Ai këto deklarata i bëri në prag të nisjes së takimit ministror të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit, por për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell.

Ai ka thënë se së shpejti do të ketë një takim të radhës në Bruksel në nivelin e kryengeociatorëve.