Vuçiq tregon emrin e kreut të ri të Qeverisë së Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i156398-vuçiq_tregon_emrin_e_kreut_të_ri_të_qeverisë_së_serbisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të jetë mandatar për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Vuçiq tregon emrin e kreut të ri të Qeverisë së Serbisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të jetë mandatar për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviqin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Vuçeviq, i cili është aktualisht ministër i Mbrojtjes, pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiqit.