Evropa ndihmon Greqinë me 115 milion euro
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27442-evropa_ndihmon_greqinë_me_115_milion_euro
BE ka akorduar një fond prej 115 milion eurosh si ndihmë për Greqinë me qëllim që Athina të përballojë fluksin e emigrantëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 07:54 Europe/Tirane
  • Evropa ndihmon Greqinë me 115 milion euro

BE ka akorduar një fond prej 115 milion eurosh si ndihmë për Greqinë me qëllim që Athina të përballojë fluksin e emigrantëve.

Kjo ndihmë e BE për Greqinë u dha menjëherë pas samitit liderëve të shteteve jugore të BE-së, ku kryeministri grek Aleksis Tsipras gjatë të cilit ka bërë thirrje për intensifikimin e politikave të zhvillimit ekonomik në këto vende. Tsipras ka nënvizuar gjithashtu se, vendet në fjalë duhet të kenë një rol më të madh në parashtrimin e vizioneve për të ardhmen e Europës.  Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez, kryeministrin italian dhe liderë të tjerë, Tsipras ka thënë se, deklarata e nënshkruar në këtë samit nuk përbën një ndarje nga pjesa tjetër e BE-së.  Përkundrazi, ka theksuar ai, ajo është një nismë bashkimi kundër forcave nacionaliste dhe pro zhvillimit ekonomik, në mënyrë që Europa të mos jetë një makinë ku funksionojnë vetëm frenat.