Nikoliq: S’do ta njohim kurrë Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27799-nikoliq_s’do_ta_njohim_kurrë_kosovën
Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe përderisa njohja e shtetësisë së shtetit kosovar nuk është një kusht, atëherë Serbia i ka plotësuar kushtet për integrim në Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 14, 2016 12:12 Europe/Tirane
  • Nikoliq: S’do ta njohim kurrë Kosovën

Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe përderisa njohja e shtetësisë së shtetit kosovar nuk është një kusht, atëherë Serbia i ka plotësuar kushtet për integrim në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë e ka dhënë këshilltarja e presidentit serb, Tomislav Nikoliq, Stanislava Pak, pas një deklarate që ka dhënë zyrtari gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE, gjithçka duhet të jetë e qartë karshi Kosovës. “Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Republikës s’do ta shkelë kurrë. Serbia kurrë s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën Kohë, Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, derisa njohja e Kosovës nuk është kriter”, ka thënë Pak, për të përditshme Vecernje.