Serbia do të vendosë barriera në kufirin me Maqedoninë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27922-serbia_do_të_vendosë_barriera_në_kufirin_me_maqedoninë
Ministri serb i punës, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka ardhur koha që t’i propozojë kryeministrit Aleksandar Vuçiq, masa më drastike për mbrojtjen e kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë, për të penguar refugjatët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2016 13:56 Europe/Tirane
  • Serbia do të vendosë barriera në kufirin me Maqedoninë

Ministri serb i punës, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka ardhur koha që t’i propozojë kryeministrit Aleksandar Vuçiq, masa më drastike për mbrojtjen e kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë, për të penguar refugjatët.

Ai ka theksuar se njëra nga zgjidhjet e mundshme është vendosja e ”barrierave ose pengesave të posaçme”. Arsyetimi i Vulin është se tashmë ka ndërruar struktura e migrantëve, që numri më i madh i tyre është ekonomik. Ai shton se Serbia nuk mund të jetë vendi ku migrantët do të mund të hyjnë, por jo edhe të mos dalin.