Izetbegoviq paralajmëron Dodikun: Të pret fati i Saddamit, Gaddafit dhe Millosheviqit
Shtator 25, 2016 19:12 Europe/Tirane
I pari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.
I frustruar nga referendumi i sotëm që 9 janari të jetë “Dita e Republikës”, ai ka thënë se Dodikun e pret fati i Saddam Husainit, Muammar Gaddafit dhe Sllobodan Millosheviqit. Ai pret që nesër, 26 shtator, të reagojë bashkësia ndërkombëtare.“Mendoj se do të reagojë bashkësia ndërkombëtare. Kemi parë se Saddam Huseini, Gadafi e Millosheviqi i ka sfiduar dhe shihet si kanë përfunduar”, ka thënë Izetbegoviq.
Tags