Athina irritohet edhe ndaj Brukselit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i29593-athina_irritohet_edhe_ndaj_brukselit
Komisioni Europian nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Këtë qëndrim e përforcoi zëdhënësja Maja Koçijançiç, në daljen përpara mediave, kur është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për deklaratat e Komisionerit Hahn, i cili përmendi edhe Çështjen Çame.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2016 15:46 Europe/Tirane
  • Athina irritohet edhe ndaj Brukselit

Komisioni Europian nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Këtë qëndrim e përforcoi zëdhënësja Maja Koçijançiç, në daljen përpara mediave, kur është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për deklaratat e Komisionerit Hahn, i cili përmendi edhe Çështjen Çame.

“Komisioni po ndjek angazhimin e të dyja vendeve për të diskutuar çështje të mbartura që kërkojnë sqarim në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Nuk ka shkuar përtej kësaj, nuk marr një pozicion”, deklaroi Koçijançiç. Por, Athina zyrtare sërish është e revoltuar me qëndrimet e Komisionit Europian. Menjëherë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Stratos Efthimiu, duke deklaruar se “disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mosgënjyerit”. Përplasja BE-Greqi nisi pak ditë më parë, pasi Komisioneri Johanes Hahn deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ende çështje të hapura, duke përmendur si një prej tyre dhe Çështjen Çame.