Në Bosnje futen 100 terroristë të ISIS
Ministri i brendshëm i Bosnjës njoftoi futjen e qindra terroristëve të cilët më parë kanë luftuar përkrah ISIS në Siri.
Dragan Levkak ministër i brendshëm i Bosnjës tha se si pas informacioneve të mbledhura, mbi 100 shtetas boshnjakë i janë bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri, që mesa duket tashmë janë kthyer në vendin e tyre. Ministri i brendshëm paralajmëroi se ndaj mbështetësve të grupeve terroriste do të merren masa që prej tyre nuk mund të parashikohen. Më herët Milorad Dudic ka thënë se grupit terrorist ISIS në muajin nëntor ka marrë ndihma të shumta nga një rrjet radikal në Bosnje. Ndërkohë ministri i brendshëm i Bosnjës ka thënë se Bosnja dhe republika Serbska duhet të bashkëpunojnë gjerësisht për të parandaluar aktet terroriste dhe përhapjen e radikalizmit.