Partia e Gjukanoviqit i fiton zgjedhjet, shqiptarët me vetëm një deputet!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31486-partia_e_gjukanoviqit_i_fiton_zgjedhjet_shqiptarët_me_vetëm_një_deputet!
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) arriti fitore në zgjedhjet parlamentare, ka thënë deputeti i kësaj partie, Predrag Sekuliq.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 17, 2016 00:18 Europe/Tirane
  • Partia e Gjukanoviqit i fiton zgjedhjet, shqiptarët me vetëm një deputet!

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) arriti fitore në zgjedhjet parlamentare, ka thënë deputeti i kësaj partie, Predrag Sekuliq.

Sipas tij, DPS ka 36 mandate, DF ka 16, Çelësi ka 10, Demokratët i kanë tetë, SD tri, boshnjakët dy, HGI dhe partitë shqiptare nga një mandat, thuhet për 50 për qind të votave të numëruara. “Mali i Zi tregoi se është shtet serioz e me institucione serioze. Ditëve të ardhshme do të kemi përgjigje për shumë pyetje”, ka thënë ai. Një version tjetër i mandateve, është si në foton më poshtë, të publikuar nga CEMI.