Manovra ushtarake të Rusisë dhe NATO-s njëkohësisht në Ballkan
Nëntor 01, 2016 17:07 Europe/Tirane
Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, Rusia dhe NATO njëkohësisht organizojnë manovra ushtarake në Serbi dhe Malin e Zi.
Manovrat ushtarake të Rusisë dhe NATO-s në Ballkan tregojnë për tensionin e lartë mes Rusisë dhe perëndimit në lindje të Evropës ku secili prej tyre mundohet të forcojë pozitën e vet. Ditën e hënë 680 ushtarakë të NATO-s kryesisht nga Gjeorgjia, Shqipëria, Ukraina dhe regjimi sionist do të marrin pjesë në manovrat ushtarake të quajtur Mali i Zi-2016. Ndërkohë në Serbi organizohet manovra ushtarake “ Vëllazëria Sllave 2016” me pjesëmarrjen e forcave të Serbisë, Bjellorusisë dhe Rusisë.