Bosnja kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
Kreu i grupit të miqësisë mes Iranit dhe Bosnjës, në një takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë kërkoi zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Iranin në të gjitha fushat.
Kreu i grupit të miqësisë mes Iranit dhe Bosnjës Enver Alibejgovic, dje u takua me Mahmud Hejdari ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë. Në këtë takim Alibejgovic tha: Vizita e delegacionit të lartë boshnjak të kryesuar nga presidenti Bakir Izetbegović në Iran, ka krijuar mundësi të shumta bashkëpunimi dhe rastet e krijuara duhen shfrytëzuar sa më mirë. Ne presim që marrëdhëniet ekonomike mes Iranit dhe Bosnjës të zgjerohen dhe në rast të ndonjë pengese jemi të gatshëm që të eliminojmë pengesat sa më parë. Shpresojmë që njëkohësisht me marrëdhëniet politike të zgjerohen edhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Bosnja në kuadër të programit për tu anëtarësuar në BE, mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet e tjera si Republika Islamike e Iranit,-tha në fjalën e tij Kreu i grupit të miqësisë mes Iranit dhe Bosnjës. Nga ana e tij ambasadori Hejdari tha: Republika Islamike e Iranit mbështet pavarësinë, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjës dhe gjithmonë ka mbështetur bashkëjetesën paqësore në këtë vend.