Irani dhe Maqedonia kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i39478-irani_dhe_maqedonia_kërkojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Maqedoni ka thënë se Irani dhe Maqedonia kanë potenciale të shumta bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 03:37 Europe/Tirane
  • Irani dhe Maqedonia kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Maqedoni ka thënë se Irani dhe Maqedonia kanë potenciale të shumta bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Husein Karimi, ambasador i ri i Iranit në Shkup ditën e enjte në ceremoninë e dorëzimit të letrave të tij kredenciale u takua me George Ivanov president i Maqedonisë. Në këtë takim z. Karimi foli mbi procesin e zgjerimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Maqedonisë në sferën politike, ekonomike dhe kulturore dhe deklaroi se të dy vendet kanë potenciale dhe mundësi të shumta bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Ambasadori iranian gjithashtu vuri në dukje se pikëpamjet politike, të përbashkëtat kulturore dhe miqësia mes dy popujve do të bëjë të mundur zgjerimin akoma më të madhe të marrëdhënieve Iran-Maqedoni. Nga ana e tij presidenti i Maqedoni mirëpriti zgjerimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të vendit të tij me Iranin dhe theksoi vullnetin që kanë të dy vendet për forcimin e bashkëpunimit mes tyre.