Muri në Mitrovicë është ndërtuar me parat e buxhetit të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i39943-muri_në_mitrovicë_është_ndërtuar_me_parat_e_buxhetit_të_kosovës
Ka vite që nga buxheti i Kosovës forca të shumta çetnike serbe që financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë të Kosovës, pa kontribuar farë në buxhet.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 07:24 Europe/Tirane
  • Muri në Mitrovicë është ndërtuar me parat e buxhetit të Kosovës

Ka vite që nga buxheti i Kosovës forca të shumta çetnike serbe që financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë të Kosovës, pa kontribuar farë në buxhet.

Muhamet Kelmendi

Pushtetarët serbë të komunave serbe nuk paguajnë as taksa dhe as tatime në Kosovë. Ata nuk po paguajnë as për rrymë dhe as për pronë etj. Për më tepër, ata punojnë duke i paguar Kosova, për shtetin serb.

Mendohet se Kosova në muaj paguan mbi 10 mijë qytetarë serbë të komunave veriore dhe të komunave serbe që gjenden në brendi të vendit.

Gjithashtu bëhen edhe investime në shume objekte. Madje edhe muri në Mitrovicë është ndërtuar me parat e buxhetit të Kosovës nga komuna e Mitrovicës së Veriut. Si komunë ka marrë këtë vit nga buxheti mbi 3 milion euro për gjoja zhvillim të komunës.

Nga buxheti i Kosovës shkojnë deri në 10 milionë euro për administratorët serbë, për mësuesit, për policët, për pensionistët dhe për ata që marrin ndihma sociale. Të gjithë këta paguhen nga Kosova.

Shuma totale shkon në mbi 100 milionë euro në vit.

Dhe të gjithë këta punojnë për Serbinë.

Po kjo qeveri ankohet për 47 milionë euro që i paguan për veteranët e UÇK-së, për ata që ia sollën lirinë Kosovës. Për këta veteranë klika qeverisëse në Prishtinë nuk ka mjete financiare nga buxheti.

Ajo kështu po shkel mbi gjakun e veteranëve të UÇK-së.

Ky disproporcion midis mjeteve që paguhen për pushtuesit serb të Beogradit dhe për çlirimtarët e Kosovës është i lartë dhe totalisht i padrejtë. Askund në botë nuk ndodh që të paguhen armiqtë e shtetit nga buxheti i shtetit. Ata luftohen.

Në Kosovë paguhen çetnikët që po e dërrmojnë Republikën.

Po qeveria heshtë!

Për ta janë të mëdha 47 milionë euro për veteranët e nuk janë të mëdha mbi 100 milionë euro që paguan Kosova për veprimtarët dhe çetnikët e Beogradit në Kosovë.

Këta e kanë dërrmuar vendin. Po e bëjnë copa-copa dhe qeveria Mustafës jep mjete të mëdha financiare.

Me parat tona po e financojmë shkatërrimin e shtetit tonë, duke financuar kriminelët dhe çetnikët e Beogradit.

Këtë po e bënë Prishtina.