Ministrja Hoxha prezantoi të arriturat e vitit 2016
Dhjetor 28, 2016 12:16 Europe/Tirane
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në një konferencë për media ka folur për të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2016.
Hoxha tha se gjatë punës 5 mujore ministria ka hartuar 11 projektligje, prej të cilave 8 janë miratuar. Hoxha shtoi se gjatë kohës që ajo udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar edhe 3 strategji dhe 7 akte nënligjore. Ajo premtoi se viti që do të vijë, do të jetë vit i zhvillimit të sundimit të ligjit.
Tags