Maqedonia do të harxhojë 2,3 % më shumë energji02 JANUARY
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i40753-maqedonia_do_të_harxhojë_2_3_më_shumë_energji02_january
Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2017 do të rritet me 2,3 për qind dhe konsumi i energjisë elektrike do të varet nga funksionimi i kapaciteteve industriale që përbëjnë rreth 20 për qind të konsumit të përgjithshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2017 10:42 Europe/Tirane
  • Maqedonia do të harxhojë 2,3 % më shumë energji02 JANUARY

Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2017 do të rritet me 2,3 për qind dhe konsumi i energjisë elektrike do të varet nga funksionimi i kapaciteteve industriale që përbëjnë rreth 20 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Bilanci energjetik është një dokument që përmban konsumin e përgjithshëm të të gjithë energjisë në vend për një vit dhe përshkruan konsumatorët ose konsumin e energjisë. Për periudhën 2013 – 2017 parashikon rritje të konsumit të të gjitha burimeve të energjisë me normë mesatare prej 3,3 për qind në vit. Ekspertët presin që konsumi i energjisë elektrike për amvisëritë do të mbetet i pandryshuar, dhe sipas tyre, reduktimi i saj mund të arrihet vetëm pas gazifikimit të plotë të vendit.