“Çështja Haradinaj është politike, Serbia do të paraqesë akuza të reja”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41446-Çështja_haradinaj_është_politike_serbia_do_të_paraqesë_akuza_të_reja
Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, ka thënë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe se vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 08, 2017 15:53 Europe/Tirane
  • “Çështja Haradinaj është politike, Serbia do të paraqesë akuza të reja”

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, ka thënë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe se vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim. Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt duke “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.