Gruevski nuk i pranon kushtet e Ali Ahmetit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41971-gruevski_nuk_i_pranon_kushtet_e_ali_ahmetit
Nikolla Gruevski nuk pranon dy prej kushteve të Ali Ahmetit për bashkëqeverisje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Gruevski nuk i pranon kushtet e Ali Ahmetit

Nikolla Gruevski nuk pranon dy prej kushteve të Ali Ahmetit për bashkëqeverisje.

Përmes një deklarate, VMRO-DPMNE thotë se nuk pranon shtrirjen e gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë dhe as zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. “Koalicioni me 25 parti ‘Për një Maqedoni më të mirë’, udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmon se shtrirja e dygjuhësisë në gjithë territorin e vendit dhe zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale nuk negociohen”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE. Në deklaratë thuhet se kjo parti është e gatshme që të heqë dorë nga pushteti dhe nuk pranon këto dy kushte, duke këmbëngulur se sanksionimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë në Kushtetutë nuk do të pranohet dhe as zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale për përgjimet, që e konsideron të jashtëligjshme. “Kjo prokurori nuk ka të bëjë me drejtësinë. Është një instrument në duart e një grupi njerëzish që përdoret për të shantazhuar politikanët që luftojnë për interesat kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.