Ministri Bushati lobon për Kosovën në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i42166-ministri_bushati_lobon_për_kosovën_në_iran
Ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, në intervistën e zhvilluar me radion shqiptare Parstoday, foli mbi vizitën dhe takimet e tij me funksionarët e lartë Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Janar 15, 2017 13:35 Europe/Tirane
  • Ministri Bushati lobon për Kosovën në Iran

Ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, në intervistën e zhvilluar me radion shqiptare Parstoday, foli mbi vizitën dhe takimet e tij me funksionarët e lartë Republikës Islamike të Iranit.

Në këtë intervistë z. Ditmir Buashti theksoi se Shqipëria pret nga Irani që të hedhë hapa përpara drejt njohjes zyrtare të shtetit të Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur. Shefi i diplomacisë shqiptare, tha se Kosova është njohur nga shumica dërmuese e shteteve anëtare të OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë një nga temat që është trajtuar në takimet me presidentin iranian z. Hasan Ruhani dhe me homologun e tij iranian z. Muhamed Xhavad Zarif.  Ndërkohë ambasadori i akredituar i Shqipërisë z. Genti Gazheli bëri të ditur se delegacioni shqiptar ka gjetur mirëkuptim tek pala iraniane përsa i përket çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Teherani.