MEK mundohet të krijojë një bazë Ashraf në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43083-mek_mundohet_të_krijojë_një_bazë_ashraf_në_shqipëri
Krerët e kultit Raxhavi (MEK) nga qeveria shqiptare ka kërkuar t’i japë këtij grupi terrorist një territor të gjerë dhe larg qytetit, të ngjashëm me kampin Ashraf.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Janar 23, 2017 07:16 Europe/Tirane
  • MEK mundohet të krijojë një bazë Ashraf në Shqipëri

Krerët e kultit Raxhavi (MEK) nga qeveria shqiptare ka kërkuar t’i japë këtij grupi terrorist një territor të gjerë dhe larg qytetit, të ngjashëm me kampin Ashraf.

Muhmud Sepahi, një prej ish anëtarëve të grupit MEK dhe banues në Paris të Francës në një intervistë dhënë agjencisë Interlink ka thënë: Në takimet e organizuara brenda grupit mbi perspektivën e kultit Raxhavi është thënë se nga qeveria shqiptare është blerë një territor me përmasat e kampin Ashraf as një pëllëmbë më shumë dhe as një pëllëmbë më pak dhe tani inxhinierët anëtarë të kultit kanë hartuar projekte për ndërtimin e një baze të ngjashme me bazën Ashraf por tani në Shqipëri. Personave që kanë rënë pre dhe mbahen rob brenda kultit Raxhavi u është premtuar se për ta do të ndërtohet salla e takimeve, depot e ushqimeve, qendra logjistike dhe e mbështetjes, fushat e sportit dhe vendet e dëfrimit dhe struktura e këtij kampi në Shqipëri do të jetë e ngjashme me atë që kishte ndërtuar Sadami për grupin Mek. Sipas informacioneve që ep Mahmud Sepahi, inxhinieri Mehdi Ebrashimi me urdhër të Marjam Raxhavi së bashku me disa krerë të tjerë të kultit, ka shkuar nga Franca në Shqipëri ku ka marrë detyrë dhe përgjegjësi të re. Përgjegjësia e tij është që të punojë me ata persona që janë kundërshtarë dhe duan të largohen nga kulti. Ai kërkon tu bëjë shantazhe dhe të kërcënojë personat që duan të largohen dhe ndahen nga grupi dhe qartazi është shprehur “ Shqipëria është në dorën tonë”.