Kryeakademiku i Kosovës premton për mosndikimin e politikës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43197-kryeakademiku_i_kosovës_premton_për_mosndikimin_e_politikës
Në takimin e parë konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, kryetar u emërua Hivzi Islami nga ASHAK.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 24, 2017 09:33 Europe/Tirane
  • Kryeakademiku i Kosovës premton për mosndikimin e politikës

Në takimin e parë konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, kryetar u emërua Hivzi Islami nga ASHAK.

Sipas Islamit, kjo detyrë nuk është fare e lehtë ngase materia është komplekse dhe tash e dy vite kjo është zhvilluar nëpër debate me tensione të larta, raporton lajmi.net. "Do të punojmë për heqjen e kësaj dileme lidhur me  kufirin me Malin e Zi. Komisioni nuk do të merret me shkaqet politike, pasi ka të bëjë vetëm me matjen e territorit të Kosovës të të gjitha zonave kadastrale”. Ndër të tjera, Islami tha se nga ndikimet politike do të qëndrojnë larg. “Do të qëndrojmë larg  ndikimeve politike. Është për keqardhje që ftesës së kryeministrit nuk i  janë përgjigjur subjektet opozitare të cilat kanë qenë kundërshtuese të këtij procesi”.