Hivzi Isalmi, kryetar i Komisioni për matjen e territorit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43223-hivzi_isalmi_kryetar_i_komisioni_për_matjen_e_territorit
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës është mbledhur sot për herë të parë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 24, 2017 12:43 Europe/Tirane
  • Hivzi Isalmi, kryetar i Komisioni për matjen e territorit

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës është mbledhur sot për herë të parë.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka propozuar për kryetar të këtij komisioni, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Hivzi Isalmin. “Në emër të Qeverisë kisha propozuar që Hivzi Islami, kryetari i Akademisë Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta drejtojë këtë punë të komisionit, dhe prej këtij momenti këtë çështje e lë në drejtim të kryetari të Akademisë. Vlerësojmë përkushtimin dhe punën e të gjithëve dhe shpresojmë që të jetë punë e pavarur me përgjegjësi dhe etikë profesionale”, ka thënë Mustafa. Mustafa ka theksuar se “edhe Bashkësia Evropiane duhet ta dijë territorin e vendit të cilin e kanë njohur, në territorin ku kemi shpallur pavarësinë e shtetit”. “Pra është mirë të mos krijohet konfuzion dhe të sqarohen këto gjëra. Është mirë edhe për ata që kanë pasur mendime të ndryshme edhe për të gjithë qytetarët që të sqarohen dhe fjala është vetëm për një nevojë që ne të kemi një përgjigje të saktë dhe kjo përgjigje është e dobishme për të gjithë, për Kuvendin e Kosovës pa i ndarë opozitën apo pozitën, për Qeverinë e Kosovës për institucionet e vendit dhe komunikimet tona që i kemi me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.

Ky komision është bojkotuar nga përfaqësuesit e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. (Epoka e Re)