Takhtrevançi: Teherani dhe Beogradi me vullnet serioz për zgjerimin e marrëdhënieve
Shefi i departamentit për çështjet e Amerikës dhe të Evropës ka thënë se mes Iranit dhe Serbisë ekziston vullnet serioz për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore.
Maxhid Takhtrevançi, në një takim që pati me Goran Aleksic zv/ministër i jashtëm i Serbisë foli mbi historikun e marrëdhënieve dypalëshe dhe potencialet e shumta ekonomike, tregtare dhe naftore si dhe për gatishmërinë e Iranit për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme me Serbinë. Ai kërkoi forcimin e lidhjeve mes sektorit privat të Iranit dhe Serbisë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën kulturore dhe të turizmit. Nga ana e tij zv/ministri i jashtëm i Serbisë tha se Beogradi i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Teheranin dhe është i mendimit se Irani ka rol themelor dhe konstruktiv në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Aleksic ndër të tjera shtoi se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Iranin në fushën ekonomike, teknologji dhe turizëm.