Alarm i rremë për bombë në kuvendin e Maqedonisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43805-alarm_i_rremë_për_bombë_në_kuvendin_e_maqedonisë
Mbrëmë rreth orës 23:00 një person anonim, ka paralajmëruar por vendosjen e një mjeti shpërthyes, gjegjësisht një bombë në Parlamentin e Maqedonisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2017 09:59 Europe/Tirane
  • Alarm i rremë për bombë në kuvendin e Maqedonisë

Mbrëmë rreth orës 23:00 një person anonim, ka paralajmëruar por vendosjen e një mjeti shpërthyes, gjegjësisht një bombë në Parlamentin e Maqedonisë.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë rastin, por theksojnë se alarmi për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm. Ka pasur paraqitje për bombë, por ka qenë e rrejshme. Dje në ora 23:02, në linjën telefonike 192 nga ana e N.N. është paralajmëruar se në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ka të vendosur bombë. Ne i kemi njoftuar njësitet për antiterrorizëm për ndërmarrjen e të gjitha masave të mëtutjeshme”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së Natalia Spirova.