Alarm i rremë për bombë në kuvendin e Maqedonisë
Janar 31, 2017 09:59 Europe/Tirane
Mbrëmë rreth orës 23:00 një person anonim, ka paralajmëruar por vendosjen e një mjeti shpërthyes, gjegjësisht një bombë në Parlamentin e Maqedonisë.
Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë rastin, por theksojnë se alarmi për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm. “Ka pasur paraqitje për bombë, por ka qenë e rrejshme. Dje në ora 23:02, në linjën telefonike 192 nga ana e N.N. është paralajmëruar se në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ka të vendosur bombë. Ne i kemi njoftuar njësitet për antiterrorizëm për ndërmarrjen e të gjitha masave të mëtutjeshme”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së Natalia Spirova.
Tags