Sajti Habilian hap faqen në gjuhën shqipe
Për herë të parë në Iran është hapur faqja në gjuhën shqipe për zbulimin dhe publikimin e krimeve të grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK).
Sipas një njoftimi të sajtit Habilian.ir, pasi kanë kaluar 12 vjet nga publikimi i faqes së lajmeve dhe analizave Habilian e cila është aktive në tre gjuhë frëngjisht, arabisht dhe persisht, tani ky saj ka nisur transmetimin edhe në gjuhën shqipe. Habilian është e specializuar në mbulimin e lajmeve dhe çështjeve në lidhje me grupet terroriste iraniane që veprojnë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të botës. Organizata Muxhahedine Halk është ai grup i cili gjatë katër dhjetëvjeçarëve të fundit ka vrarë 12000 qytetarë iranian dhe tani, pasi u larguan nga Iraku, janë vendosur në Shqipëri. Sipas dokumenteve të publikuara nga agjencitë e zbulimit dhe qendrat studimore kërkimore të perëndimit, kjo organizatë që ka qenë për vite të tëra në listën e terrorizmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të disa shteteve të tjera në botë, është akuzuar për rrëmbim njerëzish, vrasje, pastrim parash, dhënie ryshfetesh dhe krime të tjera si këto. Duke qenë se në Shqipëri janë dërguar më shumë se 2 mijë anëtarë të grupit terrorist MEK, sajti Habilian e pa të arsyeshëm që të hapë faqen në gjuhën shqipe për të njohur publikun shqiptar me kërcënimet që vijnë nga grupi terrorist MEK.