Murteza Rahmani Muvahed: Së shpejti hapet ambasada shqiptare
Zv/kryetari i institut të turizmit, kulturës dhe industrisë artizanale në takimin me kryetarin e konfederatës së industrisë shqiptare tha se ekzistojnë premisa të mira për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Shqipërisë.
Murteza Rahmani Muvahed në ditën e dytë të panairit ndërkombëtar të turizmit dhe industrisë së varur nga turizmi u takua me kryetarin e konfederatës së industrisë së Shqipërisë. Me këtë rast z. Movahedi tha: Fushat dhe mundësitë e bashkëpunimit dypalësh duke pasur parasysh vullnetin politik mes funksionarëve të Iranit dhe Shqipërisë janë të rëndësishme. Duke pasur parasysh mundësitë aktuale mes dy vendeve, turizmi mund të jetë një fushë e mirë për bashkëpunimin dypalësh. Irani është një vend me katër stinë dhe kjo zgjeron kapacitetin dhe potencialin e turizmit. Nga ana e tij kreu i konfindustrisë shqiptare tha se mes Iranit dhe Shqipërisë ekzistojnë shumë të përbashkëta dhe shqiptarët janë të interesuar për të udhëtuar në Iran dhe se Shqipëria në të ardhmen do të presë turistët iranianë. Ai tha se realiteti i Iranit me atë çka thuhet në politikën botërore është shumë ndryshe. Kreu i konfederatës shqiptare foli mbi popullatën myslimane në Shqipëri dhe tha: Është e habitshme se edhe emri i kryeqytetit tonë është i ngjashëm me atë të Teheranit dhe mesa duke Tirana buron nga Teherani. Ai vuri në dukje se i është bërë kërkesë ministrisë së jashtme të Shqipërisë dhe të Iranit që të hapet ambasada shqiptare në Teheran. Ne jemi të gatshëm që duke bashkëpunuar me sektorin e turizmit në Iran të lehtësojmë dhënien e vizave dhe vizat në grup është një propozim i mirë në këtë fushë. Në përfundim të takimi Rahmani Muvahed tha se së shpejti ambasada shqiptare do të hapet në Teheran.