Grupi i muzikës tradicionale iraniane "Soluk" realizon program artistik në Shqipëri
Grupi i muzikës tradicionale iraniane "Suluk" të enjten do të arrijë në Shqipëri dhe për një javë në Tiranë dhe në qytetin e Fierit, do të realizojë program artistik të muzikës tradicionale dhe popullore të Iranit.
Faqja informative Parstoday duke cituar burimet e Fondacionit Kulturor Iranin "Sa'adi Shirarzi" në Shqipëri, bënë të ditur se ky program artistikë organizohet nga Fondacionit Kulturor Iranin "Sa'adi Shirarzi" në Tiranë me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit 38 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe qëllimi i këtij programi është njohja e popullit shqiptarë me kulturën dhe letërsinë e Iranit. Konsulli kulturor në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit që vepron në kuadër të Fondacionit Kulturor Sa'adi Shirazi", ka ndërmend të realizojë disa programe në kuadër të bashkëpunimeve kulturore mes të dy vendeve. Vlen të theksohet se grupi muzikor "Suluk" do të realizojë programe të premten në kolegjin "Sa'adi" nga ora 2-3 dhe në hotel "Tirana" nga ora 6 deri në orën 7. Ky grup muzikor gjithashtu do të realizojë program artistik edhe në Televizionin Shqiptar dhe në shkollën e Muzikës në Tiranë dhe gjithashtu në Fakultetin e Muzikës në qytetin Fier.