Vendimi për Haradinajn më 2 mars
Një gjykatë franceze në Colmar ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars.
Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se 'Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës". "Shpresoj se vendimi mos po merret me herët se 2 marsi është shumë gjatë. Është humbur shumë kohë në një kërkim ekstradimi që është abuziv nga ana e Serbisë që është pa bazuar". "Kjo nuk është asgjë e re që nuk e di Franca dhe e gjithë bota. Kryeministri i Serbisë Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit dhe kanë udhëhequr formacione paraushtarake, dhe atëherë kanë pasur edhe ushtri. Presidenti Nikoliq gjithashtu ka udhëhequr formacionet paraushtarake, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Serbisë Daçiq ka qenë ndihmës i Milosheviqit". "Prandaj atyre nuk iu interesojnë viktimat, nuk iu interesojnë ligjet, ata keqpërdorin këtë përparësi që janë pjesë e Interpolit dhe provojnë ta pengojnë rrugën e Kosovës”, tha Haradinaj para Gjykatës në Colmar. Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia. Mirëpo, përgjigja e Haradinajt ishte kundër, duke ia rikujtuar gjykatë.