Daçiq: Në Bruksel flasim veç për temat që i përshtaten Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i44645-daçiq_në_bruksel_flasim_veç_për_temat_që_i_përshtaten_kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se ky është një faktor i ri i jostabilitetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 17:14 Europe/Tirane
  • Daçiq: Në Bruksel flasim veç për temat që i përshtaten Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se ky është një faktor i ri i jostabilitetit.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë nuk mund të marrin një vendim të tillë në Kuvend pa votën e deputetëve të Listës serbe.“Do të luftojmë më të gjitha mjetet politike kundër këtij paralajmërimi”, ka bërë të ditur Daçiq. Ai tha se nuk beson se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel, pasi që sipas tij atje shtjellohen vetëm “temat që i konvenojnë Kosovës”. Sipas shefit të diplomacisë serbe, në bazë të Rezolutës 1244, në Kosovë nuk guxon të ketë forca tjera të armatosura përveç atyre të OKB-së dhe KFOR-it, duke shtuar se deputetët e Listës serbe nuk do ta mbështesin propozimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.