Teheran: 5 profesorë shqiptarë marrin pjesë në kongresin “Naim Frashëri”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i44713-teheran_5_profesorë_shqiptarë_marrin_pjesë_në_kongresin_naim_frashëri
5 profesorë të universitetit të Tiranës, me iniciativën e ambasadës iraniane në Tiranë, sot do të arrijnë për një vizitë në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 05:49 Europe/Tirane
  • Teheran: 5 profesorë shqiptarë marrin pjesë në kongresin “Naim Frashëri”

5 profesorë të universitetit të Tiranës, me iniciativën e ambasadës iraniane në Tiranë, sot do të arrijnë për një vizitë në Teheran.

Sipas një njoftimi të Parstoday, në mesin e profesorëve të universitetit të Tiranës gjendet edhe kryeredaktori i revistës Perla dhe kreu i institutit Tirana. Emil Lafe, kryeredaktor i revistës Perla dhe Arben Tafaj kreu i institutit Tirana, Skënder Sala dhe Artan Puto, janë profesorët e universitetit të Tiranës të cilët do të zhvillojnë një vizitë në Teheran. Emil Lafe në një intervistë të tij ka shprehur kënaqësinë nga vizita në Iran dhe ka thënë se këtë vizitë do të shfrytëzojë për të prezantuar më mirë Iranin Islamik dhe për zgjeruar vizionin mbi këtë vend. Në Teheran do të organizohet kongresi Naim Frashëri, me pjesëmarrjen e profesorëve, shkrimtarëve dhe hulumtuesve të Naim Frashërit. Delegacioni i profesorëve shqiptarë do të pritet nga qendra e zgjerimit dhe e bashkëpunimit shkencor dhe universitar të organizatës kulturore dhe lidhjeve islamike.