Realizimi i programit artistik nga artistët iranianë në Shqipër
(last modified Sun, 12 Feb 2017 06:35:21 GMT )
Shkurt 12, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • Realizimi i programit artistik nga artistët iranianë në Shqipër

Anëtarët e grupit artistik iranian "Suluk" kanë realizuar një program artistik të muzikës tradicionale iraniane në kanalet e Radio Televizionit Shqiptar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi artistik iranian "Suluk" i përbërë nga pesë artistë iranianë i cili ka shkuar në Shqipëri me ftesë të konsullit kulturor të Republikës Islamike të Iranit për të realizuar program artistik me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, kanë realizuar program artistikë edhe në televizionin Ora News. Ahmed Husejni Elest, konsulli kulturor i RII në Shqipëri, në një intervistë për media, ka shpjeguar artin dhe muzikën tradicionale të Iranit. Grupi artistik "Suluk" në Shqipëri ka realizuar program artistik të muzikës tradicionale iraniane edhe në një koncert të zhvilluar për nxënësit dhe familjet e tyre. Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë të premten në mbrëmje me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ka organizuar një manifestim në hotelin ndërkombëtar "Tirana" ku kanë marrë pjesë funksionarë shtetërorë dhe personalitete të jetës shoqërore dhe kulturore në Shqipëri.