Vazhdojnë protestat në Rumani
Rumunët nuk heqin dorë nga protestat deri në rënien e qeverisë të cilën ata e konsiderojnë të korruptuar. Në ditën e shtatë të demonstratave, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Edhe pse e ka kritikuar për kalimin në fshehtësi të dekretit, presidenti i vendit Ioanis ka mbështetur qeverinë Social Demokrate në vend.
Protestat pritet të zgjasin deri në fundin e javës teksa Gjykata Kushtetuese do të takohet të mërkurën dhe të enjten për sfidat ligjore të dekretit tashmë të tërhequr. Rumunët kanë mbushur Sheshin e Fitores në Bukuresht në ditën e shtatë të protestave masive , ku kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë se udhëhequr nga Social Demokratët. Arsyeja mbetet dekreti që amnistonte të gjithë zyrtarët e dënuar për korrupsion, pavarësisht tërheqjes së tij dhe pavarësisht dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, hartues i draftit. Më herët, të martën, presidenti i Rumanisë kritikoi qeverinë në parlament për miratimin me shpejtësi dhe në mënyrë të fshehtë të dekretit një javë më parë, pa e diskutuar çështjen fillimisht në parlament. Megjithatë, Iohanis ka mbështetur qeverinë përtej protestave më të mëdha që kanë përfshirë vendin që prej rënies së sistemit komunist në vitit 1989. Ditët e fundit numri i protestuesve ka rënë, por sërish rrugët dhe sheshet janë plot me ata që nuk heqin dorë deri në dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanu. Të hënën dhe të martën numri i protestuesve ishte mbi 250.000 , kurse të mërkurën dhe të enjten pjesëmarrja ka rënë në rreth 5000 në Bukuresht dhe disa mijëra në qytete të tjera. Protestat masive të Rumanisë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga vende të tjera ish-lindore, të cilat përballen me të njëjtat probleme apo niveli korrupsionit dhe lidhjet e politikës me biznesit që prej rënies së diktaturave. Protestat pritet të zgjasin deri në fundin e javës teksa Gjykata Kushtetuese do të takohet të mërkurën dhe të enjten për sfidat ligjore të dekretit tashmë të tërhequr.