Një prej filmave më të suksesshëm iranianë transmetohet në Maqedoni
Sipas një njoftimi të agjencisë informative TVM, në Maqedoni ka nisur transmetimi i filmit të njohur iranian “ Macja dhe Peshku” me regjisurë të Shahram Makeri
Shahram Makeri, është një prej regjisorëve më të njohur në Iran. Ai është ftuar në Maqedoni nga Akademia kinematografike në gjuhën angleze të Maqedonisë. Gjatë qëndrimit në Maqedoni ai ngriti një kurs pune për studentët e kinematografisë. Me kërkesë të Robert Jazanchisku kryetar i akademisë së filmit Famo në Ohër, ai do të transmetojë filmin e tij “ Macja dhe Peshku”. Kreu i akademisë së filmit Ohër në Maqedoni tha se ambasada iraniane në Shkup ka shprehur mbështetjen e ministrisë së jashtme të Iranit për të krijuar mundësi që kineastë iranianë të shtrijnë aktivitetin e tyre artistik edhe në Maqedoni. Transmetimi i filmit Macja dhe Peshku u ka dhënë mundësi studentëve që për mbi2 orë gjysmë të njihen me taktikat e prodhimit të këtij filmi