Tradhtia e MEK dhe prapaskenat e veprimeve anti-iraniane të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i45460-tradhtia_e_mek_dhe_prapaskenat_e_veprimeve_anti_iraniane_të_trump
Grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK) prej vitesh kryen tradhti kundër popullit iranian. Hakmarrja e këtij grupi ndaj popullit iranian ndoshta është për arsye se ky popull nuk ka pranuar ekstremizmin dhe radikalizmin e MEK.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Shkurt 21, 2017 08:08 Europe/Tirane
  • Tradhtia e MEK dhe prapaskenat e veprimeve anti-iraniane të Trump

Grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK) prej vitesh kryen tradhti kundër popullit iranian. Hakmarrja e këtij grupi ndaj popullit iranian ndoshta është për arsye se ky popull nuk ka pranuar ekstremizmin dhe radikalizmin e MEK.

Grupi terrorist MEK i cili pas revolucionit është munduar të marrë pushtin në Iran duke përdorur forcën e armës, pasi hoqi dorë nga prirjet dhe udhëzimet fetare dhe u afrua me ideologjinë marksiste, u dëbua dhe u refuzua nga populli iranian dhe u kthye në një grup i izoluar në historinë politike të Iranit. Pas fitores së revolucionit, ky grup u mundua të afrohet me popullin revolucionar mirëpo nuk kaloi shumë dhe shumë shpejt u bënë të qarta prirjet e tij anti-fetare me terroret dhe krimet e kryera nëpër rrugë kundër popullit iranian. Kuadri i tradhtive të këtij grupi u plotësua në kohën e agresionit të Sadamit kundër Iranit. Gjatë asaj kohe, grupi terrorist MEK u bashkua me Sadam Huseinin dhe luftoi me armë kundër popullit iranian. Mirëpo tradhtitë e MEK ndaj Iranit nuk përfunduan me fundin e luftës pasi ky grup vazhdoi të spiunonte kundër Iranit dhe të bënte propagandë të gjerë kundër programit bërthamor të Iranit. Grupi terrorist MEK përveç veprimeve të hapura të tij kundër interesave kombëtare të Iranit ka ndërmarrë edhe disa veprime të fshehta siç ishte blerja e figurave radikale në Amerikë dhe Evropë. Këta figura janë blerë me para me qëllim që ata të mbanin fjalime në takimet e MEK dhe në këtë mënyrë të krijohej një rrjedhë dhe lob radikal kundër Republikës Islamike të Iranit. Influenca e MEK në këtë aspekt bëri të mundur që në ditët e para të punës së Donald Trump, ai të mbajë qëndrime kundër Iranit. Kohë më parë agjencia Associated Press ka njoftuar se disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar të Donald Trump kanë marrë para nga grupi terrorist MEK. Një prej tyre është Alen Cheo i cili është zgjedhur në postin e sekretarit të transportit në Amerikë. Ai dy vite më parë ka marrë shumën prej 50 mijë dollarësh nga MEK për të mbajtur një fjalim 5 minutash në takimin e grupit MEK. Përveç kësaj Rudy Xhuliani ish kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një prej opsioneve të Trump për postin sekretarit amerikan të shtetit, ka mbajtur fjalim për MEK kundrejt marrjes së shumave të majme parash. Në total rreth 20 prej ish funksionarëve amerikanë nga radhët e partisë demokratike dhe republikane, mes tyre Neuth Kingrich ish kreu i Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltar i Trump, kanë mbajtur fjalime në takimet e grupit terrorist MEK. Të gjithë këto faktorë së bashku me letrën e disa iranianëve që jetojnë jashtë Iranit dërguar presidentit Trump për përsëritjen e skenarit të sanksioneve kundër Iranit, tregojnë për tradhtinë e opozitës dhe në veçanti të MEK që është faktori kryesor i presioneve të Trump ndaj iranianëve. Këto presione kanë treguar një faqe të re të tradhtisë së terroristëve të MEK kundër Iranit. Mirëpo populli iranian me manifestimin madhështor të 22 Bahmanit ditës së fitores së revolucionit islamik, u ka dhënë atyre përgjigjen e duhur.