Anëtarët e MEK jo vetëm terroristë por edhe hajdutë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46026-anëtarët_e_mek_jo_vetëm_terroristë_por_edhe_hajdutë
Puna e organizatës MEK, apo e të ashtuquajturit Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit, ose Ushtria Çlirimtare e Iranit dhe e krerëve të këtij grupit terrorist të tillë si Mohsen S. i njohur me emrin Samad, ka përfunduar me vjedhjen nëpër supermarketet e Tiranës.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Shkurt 28, 2017 20:11 Europe/Tirane
  • Anëtarët e MEK jo vetëm terroristë por edhe hajdutë

Puna e organizatës MEK, apo e të ashtuquajturit Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit, ose Ushtria Çlirimtare e Iranit dhe e krerëve të këtij grupit terrorist të tillë si Mohsen S. i njohur me emrin Samad, ka përfunduar me vjedhjen nëpër supermarketet e Tiranës.

Sipas një raporti të agjencisë Fars të lajmeve, një prej anëtarëve të ndarë të grupit terrorist MEK, në faqen e tij në një prej rrjeteve sociale ka shkruar: “ Nga miqtë e Tiranës është përcjellë lajmi se një iranian është arrestuar nga policia shqiptare për shkak se ka vjedhur salcë domatesh dhe konserva në një prej supermarketet e Tiranës. Mediat shqiptare thonë se personi i arrestuar dhe dënuar me 6 muaj burg quhet Mohsen S. i njohur ndryshe me emrin Samad. Shikoni se ku ka shkuar puna e organizatës MEK, apo e të ashtuquajturit Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit, ose Ushtria Çlirimtare e Iranit dhe e krerëve të këtij grupit terrorist të tillë si Mohsen S. i njohur me emrin Samad, e cila ka përfunduar me vjedhjen nëpër supermarketet e Tiranës. Janë këta ata që pretendojnë për shpëtimin e popullit iranian. Ju në vend që të mendoni për çlirim, mendoni të mos shkoni në burg, të mos vidhni dhe të mos kontrabandoni. Këta ta neveritin”.  Vlen të theksohet se personat e larguar dhe distancuar nga grupi terrorist MEK vazhdimisht ndjekin veprimet e këtij grupi terrorist dhe njëkohësisht bëjnë përpjekje të shumta që të krijojnë kushtet e përshtatshme që edhe anëtarë të tjerë të MEK të largohen dhe distancohen nga ky grup terrorist.