Serbi: Studentët e gjuhës perse, presin pranverën me poezi persiane
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46462-serbi_studentët_e_gjuhës_perse_presin_pranverën_me_poezi_persiane
Studentët e gjuhës perse në universitetin e Beogradit në Serbi, ardhjen e pranverës e kanë pritur me leximin e poezive persiane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 07, 2017 05:12 Europe/Tirane
  • Serbi: Studentët e gjuhës perse, presin pranverën me poezi persiane

Studentët e gjuhës perse në universitetin e Beogradit në Serbi, ardhjen e pranverës e kanë pritur me leximin e poezive persiane.

Në një program special të organizuar nga konsullata kulturore e Republikës Islamike të Iranit në Beograd, program që u realizua në bashkëpunim me kuvendin studentor të fakultetit së filologjisë në Beograd, 3 prej studentëve të gjuhës perse kanë lexuar poezi nga poetet e njohur iranianë. Muhamed Salimi konsulli kulturor i Iranit në Beograd tha se në program janë prezantuar traditat e festës së Nevruzit dhe janë lexuar poezi të njohura të poetëve iranianë. Në universitetin e Beogradit gjuha perse është një gjuhë e dytë të cilën studentët mund ta zgjedhin në mesin e 34 gjuhëve të tjera të botës. Vitet e fundit është treguar interesim i gjerë nga studentët serbë për mësimin e gjuhës perse dhe për momentin 150 studentë mësojnë këtë gjuhë. Nevruzi, festa e ndërrimit të viteve në Iran sipas kalendarit diellor organizohet më 21 mars. Kjo është një prej festave më antike të mbetura që nga kohërat e lashta në Iran. Në vitin 2010 kjo festë është regjistruar në listën e trashëgimeve botërore të OKB.