Kërkesa e Serbisë për fuqitë botërore
Kryeministri i Serbisë ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për ndalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Akleksandër Vucic, kryeministër i Serbisë, ka kërkuar nga Amerika, Rusia dhe BE të bashkëpunojnë me Beogrdain në mënyrë që të parandalojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë thotë se Prishtina nuk ka të drejtë të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës, “sepse e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë, janë forcat e armatosura të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht KFOR”. Lidhur me deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se urgjentisht duhet të merret vendimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Ivica Daçiq ka thënë se ky vendim nuk mund të merret pa votën e Lista Srpska.